Rrahje e rëndë në Mitrovicën e Veriut
Elmina Osmani
Sot rreth orës 13:00 Srdjan dhe Dejan Vuloviç nga Fshati Leshak e kanë rrahur me shufra të hekurit Sasha Tiosavleviç, ky i fundit gjendet në gjendje të keqe aktualisht në spital në Mitrovicë të Veriut.
Të njëjtit Srdjan dhe Dejan Vuloviç me datën 08.12.2019 ia kanë djegur viktimës Dasha Tiosavleviç dy vetura të cilat i ka pasur të parkuara në parkingun e restorantit të tij në fshatin Leshak.
Srdjan Vuloviç i njohur si Gene me banim në Leshak, pronar i restorant Atlantida, konsiderohet si bos i Veriut për Zonën e Leposaviçit.
Po ashtu ka lidhje të ngushtë me Milan Radojçiç, njëri ndër personat kryesor në organizimin dhe strehimin e vrasësve të Oliver Ivanoviç. Ky person së bashku me vëllain e tij janë ndër njerëzit kryesor të kontrabandës sidomos me pije alkoolike dhe joalkoolike në Veri të Kosovës.
Gene ka po ashtu lidhje shumë të mira edhe me komandantin e stacionit policor në Leposaviç, Aleksander Filipoviç dhe po ashtu është njeriu vendimmarrës në Komunën e Leposaviçit meqë ka qenë edhe financuesi kryesor i Listes Serpska.
Deri tani Gene së bashku me vëllain nuk janë arrestuar dhe as intervistuar për asnjerën nga veprat që akuzohen .























