Ambasada e SHBA: 920 mijë dollarë për forcimin e burgjeve shqiptare
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një njoftim me rëndësi për reformimin e sistemit penitenciar në vend.
Përmes një statusi në rrjetin social, Ambasada e SHBA-ve shton se do të bëhet një investim prej 920 mijë dollarësh, para të cilat do të shkojnë në punën për shenjestrimin e burgjeve ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.
STATUSI:
Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj. Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar























