17:57 / 13.12.2019
Nga rrënojat e tërmetit, do të ndërtohet Tirana e re
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se përmes rrënojave të tërmetit do të ndërtohet Tirana e re.
Ai ka publikuar një video ku shihet duke u rrënuar një ndërtesë të dëmtuar nga tërmeti.
Ai ka shkruar se në këtë pjesë do të ndërtohet kampusi i ri i Universiteti të Agrikulturës.
“Nga rrënojat e tërmetit do të ngrihet një Tiranë e re. Pastrimi i ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit për të bërë hapësirë për kampusin e ri të Agrikulturës.”, ka shkruar ai.























