Kolonel Daniele Pisani i dorëzoi komandën rajonale perëndim kolonelit Gatti
BKT
Lajme

Kolonel Daniele Pisani i dorëzoi komandën rajonale perëndim kolonelit Gatti

Në bazën “Villaggio Italia” sot është mbajtur ceremonia në të cilën Kolonel Daniele Pisani i dorëzoi Kolonelit Natale Gatti komandën e Komandës Rajonale Perëndim, që është njësia shumëkombëshe e KFOR-it që vepron në zonën perëndimore të Kosovës.

Ky ndërrim i komandës ka zyrtarizuar edhe alternimin midis Regjimentit të 24-ët të Artilerisë tokësore “Peloritani” të Mesinës dhe Regjimentit të 17-të të Artilerisë “Sforzesca” me seli në Sabaudia, në provincën e Latinës. Në ceremoni morën pjesë Ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi dhe Gjenerali i Divizionit Michele Risi, Komandant i misionit të KFOR-it, si dhe autoritete fetare, civile dhe ushtarake.

Në fjalimin e tij përshëndetës, Komandanti në largim falënderoi shtatëqindburrat dhe gratë e shtatë kombeve që përbëjnë njësinë – Italia, Sllovenia, Austria, Polonia, Zvicra, Turqia dhe Moldavia – për përpjekjet e bëra dhe objektivat e arritura në garantimin e sigurisë dhe stabiliteti, duke kontribuar në të njëjtën kohë në zhvillimin kulturor, shoqëror dhe ekonomik të rajonit perëndimor të Kosovës dhe në mbrojtjen e trashëgimisë historike-fetare, duke mbrojtur manastirin Visoki-Deçan, simbol i fesë së krishterë ortodokse, nga viti 2004 i shpallur trashëgimi e UNESCO-s, për të cilin RC-W është përgjegjës i parë. Koloneli Pisani falënderoi gjithashtu kryetarët e pesëmbëdhjetë komunave të zonës së veprimtarisë se Komandës,për marrëdhëniet e besimit të krijuar me KFOR-in, duke shtuar se “bashkëpunimi që zgjat tashmë njëzetvjet ka mundësuar realizimin e projekteve të shumta në favor të arsimit dhe shëndetit”.

Duke i rikaluar momentet kryesore të mandatit të tij, përmendi ne vazhdim rishikimin e Komandës Rajonale Perëndim, e cila që nga muaji gushti ka vënë nën një Komandë të vetme tre njësi manovrimi dhe dymbëdhjetë ekipe për monitorimin dhe lidhjen me popullatën dhe autoritetet lokale. Dhe në fund duke ju drejtuar kontigjentit të ri, kolonel Pisani vuri në pah rëndësinë e vazhdimësisë së përpjekjeve të bëra nga bashkësia ndërkombëtare, për të garantuar kushtet thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin.

Duke iu drejtuar kontigjentit të ri, kolonel Gatti shprehu “angazhimin e tij për të promovuar bashkëpunimin midis shtatë kombeve të Komandës, me qëllim zhvillimin e një mentaliteti të përbashkët për të përmbushur misionin e KFOR-it, në shenjë të profesionalizmit dhe paanshmërisë së dëshmuar në përkrahjen e popullit të Kosovës në njëzet vitet e fundit”.

Gjeneral Risi, pasi ia dorëzoi flamurin e Komandës Rajonale Perëndim kolonelit Gatti, theksoi “rolin udhëheqës të Italisë në misionin ndërkombëtar të NATO-s dhe në veçanti në rajonin perëndimor, ku për njëzet vjet kontigjenti italian i kontribuon pandërprerë stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimit të një Kosove të sigurt dhe paqësore”.


MË SHUME NGA Lajme