11:29 / 14.12.2019
Kryesitë e VV-së dhe LDK-së nisin mbledhjet
Kanë nisur mbledhjet e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ku do të diskutohet për mundësitë e arritjes së marrëveshjes qeverisëse.
Ndërkohë, Kurti e Mustafa që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.
Në takimet e fundit, nga të dyja palët u bë e ditur se pika për të cilën ata nuk u morën vesh ishte posti i presidentit.
Presidenti Hashim Thaçi me kërkesë të partive, siç ka thënë ai, e ka shtyrë seancën konstituive.























