Liverpooli i Shaqirit fundos Watfordin, hap gjigant drejt titullit
BKT
Sport

Liverpooli i Shaqirit fundos Watfordin, hap gjigant drejt titullit

Liverpool nuk ka të ndalur këtë sezon të garave në Premier League, raporton RTKLive.com.

“The Reds” mposhtën Watfordin, të shtunën në ‘Anfield’, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbolli anglez.

Skuadra e Jurgen Klopp edhe në duel me Watfordin, është treguar ekip më i mirë, duke dominuar në terren, dhe duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për titullin e kampionit.

 Mohamed Salah (38’), shënoi golin e epërsisë, derisa egjiptiani realizoi edhe golin e dytë në minutë e 90-të për liderin e tabelës në ishull.

Në radhët e Liverpoolit titullar në këtë ndeshjes ishte edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili për 70 minuta sa ishte në fushë, tregoi paraqitje mjaft të mirë.

Pas kësaj fitore, Liverpool “blindon” kreun me 49 pikë, 11-të më shumë së Leicester City që renditet i dyti, kurse, Watford është në fundin e tabelës me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.