Pogba është ëndrra e Juventus, Paredes alternativa
Sharr Travel

Pogba është ëndrra e Juventus, Paredes alternativa

Juventus po synon një tjetër revolucion në repartin e mesfushës.

Merkatoja e janarit pritet të sjell disa ndryshime në skuadrën e Juventus, sidomos në repartin e mesfushës.

Emre Can pritet të jetë një nga emrat që do të largohet nga ‘Allianz Stadium’, pasi reprezentuesi i Gjermanisë nuk po gjen hapësirat e nevojshme në formacionin e Maurizio  Sarri, përcjell lajmi.net.

Ëndrra për skuadrën e Juves mbetet Paul Pogba, i cili tashmë është anëtar i Man United dhe kërkohet edhe nga Real Madridi.

Në anën tjetër, ka edhe një alternativë të hapur për ‘Biankoneri’. Emre Can mund të përfshihet në një ofertë shkëmbimi për Leandro Paredes të PSG.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja që Juventus do të kryejë në merkaton e janarit.