Kreu La Ligas kalon nga Mestalla për Realin
Sharr Travel

Kreu La Ligas kalon nga Mestalla për Realin

Në këtë të dielë magjike dhe të pasur nuk mungon as La Liga.

Spikat padiskutim Valencia-Real Madrid, një duel që do të përsëritet edhe në fillim të vitit të ri në gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës.

“Los Che” në Mestalla gjithmonë i kanë hapur probleme Realit, madje në 5 sfidat e fundit shtëpiake direkte ndaj ‘Los Blancos’, Valencia ka fituar 3 ka barazuar 1 dhe ka humbur. Morali është i lartë në të dy kampet sidomos në skuadrën e Albert Celades që vjen pas kualifikimit në Champions si kokë grupi.

Mungesat janë të shumta si te Valencia ashtu edhe te Reali. Skuadra e Zidane e ka të qartë se nëse fiton sot shkon në El Clasicon e 18 dhjetorit ndaj Barcelonës si kryesuese e vetme e La Ligas, ndërkohë që për Valencian zona Champions kalon nga ky duel, transmeton SS.

Më herët në orën 18:30 luhet përballja mes Sevillas dhe Villarealit me vendasit që janë dukshëm favoritë për të marrë tre pikët për vetë pozicionimin që kanë në renditje.