“Ancelotti do të ishte perfekt për Arsenalin”
Sharr Travel

“Ancelotti do të ishte perfekt për Arsenalin”

Emmanuel Petit ka dhënë një propozim për stolin e Arsenal.

Arsenal ka shkarkuar Unai Emery nga pozita e trajnerit, duke lënë tashmë stolin nën urdhrat e Freddie Ljungberg.

Emra të shumtë po përmenden si potencial për zëvendësuesin e Emery, si Arteta, por së fundmi edhe Ancelotti.

Emmanuel Petit është një nga ata që beson se Ancelotti do të ishte njeriu i duhur për stolin e ‘Gunners’.

“Ancelotti do të ishte përgjigja perfekte për Arsenal, tani. Është e rrallë të shohësh një top trajner si ai të shkarkohet në mes të sezonit” ka thënë Petit, transmeton lajmi.net.

“Është një koicidencë dhe ndonjëherë fati provon të tregojë rrugën që duhet të ndjekni” ka shtuar ai.

Ljungberg nuk e ka nisur mirë me Arsenal, duke marrë vetëm një fitore në katër ndeshjet e para. Gjasat janë minimale që ai të mbetet në stol, kurse Ancelotti shihet si favoriti.