Rekordi i veçantë i Jadon Sancho, askush si talenti i Dortmund
Sharr Travel

Rekordi i veçantë i Jadon Sancho, askush si talenti i Dortmund

Zërat e merkatos nuk e shqetësojnë dhe Jadon Sancho po shkëlqen në fushën e blertë.

Ylli i Borussia Dortmund shënoi sërish dhe ndihmoi Borussia Dortmund të fitonte 0-4 kundër Mainz ditën e djeshme.

19-vjeçari anglez realizoi golin e dytë të ndeshjes dhe dhuroi asistin e golit të katërt për Schulz. Goli i tetë në Bundesligë për këtë sezon dhe i 11-ti në total në të gjitha kompeticionet. Shifrën e dyfishtë të golave e kanë arritur shumë futbollistë, por Sancho ka vendosur një rekord për momentin.

Përveç saktësisë përpara portave kundërshtare, anësori ofensiv numëron edhe 10 asiste të kthyera në gola nga shokët e skuadrës. Askush nuk ia ka dalë të ngjitet në shifrën e dyfishtë gola+asiste në të gjitha kompeticionet në kampionatet kryesore.

Shumë klube europiane po ndjekin me interes performancat e talentit anglez dhe janë gati për t’i paraqitur ofertat e tyre Dortmundit, teksa verdhezinjtë gjermanë janë të lumtur me nivelin dhe ecurinë e lojtarit.