Boksierët kosovarë me 5 medalje në Kampionatin Ballkanik
Sharr Travel

Boksierët kosovarë me 5 medalje në Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës në boks ka arritur të fitojë një medalje të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta në Kampionatin Ballkanik ‘Antalia 2019’, që nga 10 dhjetori deri më sot.

Medaljen e artë e fitoi Donjeta Sadiku, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme ka mposhtur turken Sema Caliskan, në kategorinë -64 kg. Kujtojmë se Calistan këtë vit kishte fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror.

Komiteti Olimpik i Kosovës bën të ditur me anë të një postimi në Facebook, që në finalen e djeshme Shpejtim Bajoku -63 kg, dhe Besart Pireva -75 kg, u stolisën me medalje të argjendtë.

Kurse, atë të bronztë arriti ta fitojë Patriot Behrami -69kg, dhe Bashkim Bajoku -52 kg, transmeton Metro.

Në këtë kampionat, Kosova është paraqitur me pesë boksierë dhe trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi, ndërsa drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.