16:21 / 15.12.2019
Butt: Adnan Januzaj, zhgënjimi më i madh
Ish-drejtuesi i akademisë së Manchester United, Nicky Butt, e ka quajtur Adnan Januzajn si zhgënjimin më të madh, pasi, sipas tij, mesfushori me origjinë nga Kosova duhet të ishte bërë një yll i futbollit botëror.
“Për mua, zhgënjimi më i madh ka qenë Januzaj. Nuk kisha parë ndonjëherë lojtar aq të mirë që nga koha e Ryan Giggs. Ishte i pabesueshëm. Mendoj se duhet të bëhej yll i futbollit botëror’, tha ai, transmeton KJ.
“Sigurisht që ai vazhdon të luajë futboll (aktualisht te Real Sociedad) dhe jam i sigurt që është milioner dhe fle rehat natën pasi nuk ka probleme financiare, por duhet të ishte super yll sot”, tha Butt.























