17:51 / 15.12.2019
Banorët e Thumanës në Shëngjin: Nuk kemi veshje, ushqim e as ilaçe
Ndihmat ndahen në mënyrë selektive.
Shqetësimi vjen nga banorë të Thumanës të cilët pas tërmetit janë akomoduar në hotelet e Shëngjinit.
Qytetarët shprehen se u mungojnë veshjet. Ndërsa të sëmurët kronike ankohen se nuk u shpërndahen ilacet.
Ilaçe për të sëmurët kronikë, veshje, pelena e ushqim për më të vegjlit janë disa prej nevojave që shfaqin shumë prej banorëve të Thumanës të cilët pas tërmetit të 26 nëntorit po qëndrojnë në hotelet në Shëngjin.
Banorët ankohen për selektivitet në shpërndarjen e ndihmave.























