Danny Aiello, aktori i “Do the Right Thing” vdes në moshën 86-vjeçare
Sharr Travel

Danny Aiello, aktori i “Do the Right Thing” vdes në moshën 86-vjeçare

Aktori i nominuar për çmimin Oscar, Danny Aiello, i njohur për filmat “Bang The Drum Slowly” dhe “The Godfather II”, ka vdekur në moshën 86- vjeçare.

Aiello, që pranoi nominimin për ‘Aktorin më të Mirë për Rolin Dytësor’ për rolin e tij si pronar i një picerie në dramën e Spike Lee të vitit 1989 “Do The Right”, ndërroi jetë në një institucion mjekësor në New Jersey pas një sëmundjeje, sipas TMZ.

Ai raportohet se vdiq pasi familja e tij u largua pas një vizite që i bënë atij. Ai po mjekohej atje për një infeksion në lidhje me një ineksion.

I lindur në Manhattan, Aiello për herë të parë ka luajtur në filmin e vitit 1973 në “Bang the Drum Slowly”, bashkë me Robert DeNiro, Michael Moriarty, Vincent Gardenia dhe Phil Foster.

Ai gjithashtu luajti një kamarier dhe njeri të irrituar të viteve 1940, përballë Bea Arthur, në shfaqjen e Z. Allen në 1981, “The Floating Light Bulb”.

Shumë nga fansat e tij kurrë nuk e dinin që ai kishte filluar karrierën e tij të aktrimit në skenën e New York-ut, duke u shfaqur në shtatë prodhime në Broadway në 11 vjet.

Rolet e tij përfshinin babanë e “South Philadelphia” (Filadelfisë së Jugut) në komedinë hit “Gemini” (1977), për të cilën ai kishte fituar tashmë një çmim ‘Obie’ për shfaqjen Off Broadway.


MË SHUME NGA Magazina