Gërguri i LDK: Posti i presidentit na takon, VV duhet të pajtohet me këtë
Kryetari i degës së LDK-së, në Vushtrri dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Hysni Gërguri thotë se posti i presidentit i takon partisë së tyre.
Gërguri thotë se në konstalacionin aktual politik dhe Kushtetues të Kosovës, LDK-së i takon President.
“Pasiqë deri tani nuk ndodhi reforma zgjedhore që Presidenti të zgjedhet direkt nga populli dhe që ai të jetë autoriteti kryesor Kushtetues, si në vendet Presidenciale, atëherë Kryeministri në situaten aktuale është i barasvlefshëm me Presidentin dhe Kryeparlamentarin( i pari është më tepër post ceremonial, ndërsa i dyti më tepër “moderator” i Kuvendit të Kosovës)”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Shkrim i plotë:
LDK-së i takon Presidenti:
Në konstalacionin aktual politik dhe Kushtetues të Kosovës, LDK-së i takon Presidenti:
Pasiqë deri tani nuk ndodhi reforma zgjedhore që Presidenti të zgjedhet direkt nga populli dhe që ai të jetë autoriteti kryesor Kushtetues, si në vendet Presidenciale, atëherë Kryeministri në situaten aktuale është i barasvlefshëm me Presidentin dhe Kryeparlamentarin( i pari është më tepër post ceremonial, ndërsa i dyti më tepër “moderator” i Kuvendit të Kosovës).
Vetëvendosje duhet të pajtohet me këte, nëse vërtet e kanë seriozisht të bëjnë koalicionin e shumëpritur.
Në të kundërten ruana Zot,menjëherë lind dyshimi i cili tashmë po qarkullon nëpër kuloare mediatike se posti i Presidentit po i “ rezervohet “ Rexhep Qosjes.























