Trepça bindshëm kundër Feronikelit
Basketbollistët e Trepçës kanë shënuar fitore ndaj Feronikelit në udhëtim me rezultat 84:61, në ndeshjen e fundit të xhiros 17 të Superligës së Kosovës.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 16:22.
‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 19:22, për të shkuar në pushim me rezultat 35:44.
Trepça ishte më bindëse në periodën e tretë, që e fitoi 9:15, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 44:59 për mysafirët.
Edhe dhjetëminutëshi i fundit nuk ndryshoi shumë, ku Trepça e fitoi 17:25 dhe triumfoi në fund me rezultat 61:84.
Te Trepça basketbollisti më i dalluar ishte Dy Hanes me 32 pikë e tetë kërcime, kurse te Feronikeli u dalluan Sami Hajzeri me 14 pikë e pesë kërcime dhe Kareem Storey me 13 sosh.
Feronikeli tani ka katër fitore dhe 11 humbje (19 pikë), derisa Trepça tri fitore dhe 12 humbje (18 pikë).
Rezultatet:

Tabela:
























