22:54 / 15.12.2019
El Classico vendos për kampionin vjeshtor,Benzema shpëton Realin nga humbja
Futbollistët e Real Madridit kanë fituar vetëm një pikë në sfidën e radhës kundër Valencisë në “Mestalla”, duke luajtur baras sonte me rezultat 1:1, në kuadër të javës 17 të La Ligës spanjolle.
Të përzgjedhurit e trajnerit madrilen Zinedin Zidane në këtë mënyrë nuk arritën të shfrytëzojnë rastin për të kaluar Barcelonën në krye të tabelës, pasi tash kanë pikë të njëjta, por me gol-diferencë më të dobët.
Carlos Soler në minutën 78 shënoi golin e parë për Valencinë, ndërsa Benzema shënoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Pas këtij barazimi, titulli i kampionit vjeshtor do të përcaktohet në derbin e madh të “El Classico” më 18 dhjetor ndërmjet këtyre dy skuadrave në “Camp nou”.




























