Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirët e parë të ftuar do të jenë Steve Fuller, studiues, bashkëautor i antologjisë, Valbona Nathanaili, studiuse, përkthyese e Antologjisë dhe prof.ass Arsim Sinani, drejtor i Institutit për Studime Sociale dhe Humanistike, të cilët do të na njoftojnë më hollësisht për promovimin i antologjisë "Komercializmi i Shkollimit".
Ndërsa Majlinda Aliu, gazetare, do të flasë për post zgjedhje në Britani të Madhe - procesi Brexit.
Kurse i ftuari i radhës do të jetë Bajram Qerkini, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, i cili do të flasë për fatin e të pagjeturëve, plagë e rëndë e Kosovës
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Teatri do të njoftohemi për premierën e shfaqjes 'Trenat'.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























