Vajza xhamajkane, “mbretëresha” e bukurisë
BKT
Magazina

Vajza xhamajkane, “mbretëresha” e bukurisë

Në Londër u zhvillua konkursi i bukurisë Miss Bota, ku u kurorëzua një vajzë nga Xhamajka.

Konkurrente nga 111 shtete, përfshirë Shqipërinë, morën pjesë në edicionin e 69 të këtij konkursi.

Fitueses Toni-Ann Singh iu dorëzua kurora nga Miss-i i vitit të kaluar, meksikania Vanessa Ponce de Leon.

Ndërkohë, një javë më parë, 26-vjeçarja nga Afrika e Jugut, Zozibini Tunzi, në një tjetër konkurs bukurie, u zgjodh Miss Universi./a2/


MË SHUME NGA Magazina