Aleksandar Vuçiq do ta vizitojë Tiranën
BKT
Shqipëri

Aleksandar Vuçiq do ta vizitojë Tiranën

Aleksandër Vuçiq do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiq do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor.

Sipas njoftimit, Vuçiq do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, transmeton TCH.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiq viziton Tiranën, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri