16:20 / 16.12.2019
Tamara Ecclestone i vidhen aksesorë në vlerë 50 milionë funte
Disa hajna besohet se kanë vjedhur stoli në vlerë prej 50 milionë funte nga shtëpia e Tamara Ecclestone në Kensington.
Vajza e ish shefit të Formula 1 Bernie Ecclestone, mbeti e tronditur dhe e zemëruar pas vjedhjes të së premtes.
Sipas The Sun, unaza dhe vathë si dhe një byrzylyk nga Cartier me vlerë 80,000 £ – të cilën e kishte dhuratë martese – u morën të gjitha.
“Tamara dhe familja janë mirë, por dukshëm janë të zemëruar dhe të tronditur nga incidenti” tha zëdhënësja e Ecclestone.
Policia ka thënë se ende nuk ka arrestime.























