23:13 / 16.12.2019
Kastrati: Rusia investon në Ballkan për të shkaktuar kaos
Analisti politik Ardian Kastrati ka thënë se Rusia investon në Ballkan për të shkaktuar kaos.
Ai në emisionin “Debat” te RTK e ka komentuar ekipin rus që ka qenë në Kosovë e për të cilin ka raportuar RTK.
“Rusia investon në Ballkan për të shkaktuar kaos. Kaos në gjithë Ballkanin që shkon në interest ë Rusisë dhe në kundërinteres gjeostrategjisë amerikane, që janë investitorët më të mëdhenj të arkitekturës së sigurisë në Ballkan”, ka thënë ai, duke shtuar se në rast se nuk ka marrëveshje me Serbinë raste të tilla mund të ketë prapë në të ardhmen.























