Kënga “All I Want For Christmas Is You” arrin në krye të listës Billboard
BKT
Magazina

Kënga “All I Want For Christmas Is You” arrin në krye të listës Billboard

U deshën 25 vjet por më në fund ia arriti! Mariah e shpallur si "Mbretëresha e Krishtëlindjes" ka zënë vendin e parë në listës Billboard me këngën “All I Want For Christmas Is You”.

Kënga u publikua në 1994 në albumin "Merry Christmas" të Carey. Ajo ishte 24 vjeçe kur e regjistroi atë.

“All I Want For Christmas Is You” është përdorur si himni zyrtar i festave çdo vit. Deri më tani, Carey ka fituar më shumë se 60 milion dollarë nga kjo këngë. Që nga viti 2014, ajo ka realizuar një koncert për nder të kësaj kënge klasike çdo vit.

Amazon po debuton një mini-dokumentar në lidhje me historinë e këngës, të quajtur "Mariah Carey is Christmas".


MË SHUME NGA Magazina