13:24 / 17.12.2019
Bebe Rexha i bën vetes dhuratë luksoze
Bebe Rexha ka shpërblyer veten me një dhuratë pas koncerteve të suksesshme.
Bebe Rexha gjatë kësaj fundjave kishte mbajtur disa koncerte dhe pasi që përfundoi turneun me sukses ajo i ka bërë një dhuratë luksoze vetes.
Këngëtarja ka blerë një çantë të markës luksoze ‘Louis Vuitton’ dhe përkrah fotos së publikuar kishte shkruar ‘Dhuratë vetes pas turneut’.
Ndryshe, Bebe Rexha së fundmi kishte lansuar këngën ‘You can’t stop the girl’ një projekt që ka arritur mbi 15 milionë klikime në Youtube. /lajmi.net/
























