25 vjet burgim për gruan që vrau burrin me sopatë
BKT
Lajme

25 vjet burgim për gruan që vrau burrin me sopatë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 25 vjet burgim të akuzuarën S.Z-S, për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“E akuzuara S.Z-S është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me mjetë të mprehtë – sopat të paktën 11 herë në pjesën e qafës e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës “, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim. “


MË SHUME NGA Lajme