Talenti kosovar nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun
BKT
Sport

Talenti kosovar nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun

Një tjetër talent kosovar premton të lë gjurmë në futbollin gjerman.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Mehmet Ibrahimi.

Ibrahimi, i cili luan te grupmoshat e RB Leipzig, është shpërblyer me kontratë profesionale nga klubi gjerman.

Sulmuesi i majtë ka zhvilluar 14 ndeshje për grupmoshat U-17 të Leipzig ku numron 4 gola dhe 1 asistim. Kosovari me pasaportë gjermane poashtu ka zhvilluar dy ndeshje për grupmoshat U-17 të Gjermanisë.

Mbetet të shihet nëse në të ardhmen do të marrë ndonjë ftesë nga Kosova apo do të vazhdojë me Gjermaninë.