Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Jehona Xhaferi trajnere e Jogas, e cila do të flasë më shumë rreth 'Jogas', si dhe do të tregoj se si mund të bëni joga në shtëpi.

Për ndarjen e çmimeve "Fides 2019" do të flasë e ftuara Dajana Berisha drejtoreshë ekzekutive në Forumin për Iniciativë Qytetare.

Ndërsa në një lidhje direkte do të jetë Florent Mehmeti drejtor i teatrit, i cili do të flasë më shumë për mbrëmjet koncertrale të bamirësisë.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme