11:03 / 18.12.2019
Dëbohen nga Turqia, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm
Policia e Kosovës njofton se dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Të njëjtit që Turqia i kishte dëbuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë tentuar të bashkëngjiten organizatave apo grupeve terroriste në Siri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























