Meta: Më shumë bashkëpunim për diasporën
Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi më shumë bashkëpunim për diasporën. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, kreu i shtetit shqiptar tha se është detyrë e përcaktuar në Kushtetutë që duhet t`i qëndrojmë pranë diasporës.
"Ky këshill ka një rëndësi të veçantë pasi dëshmon përfshirjen e përfaqësuesve të diasporës në struktura ekzekuti9ve që merren drejtpërdrejtë me identifikimin real të problematikave me propozime dhe zgjidhjen e tyre si dhe në hartimin e strategjive mbi marrëdhëniet me diasporën.
Historia e Shqipërisë na mëson se momentet më kyçe dhe më vendimtare, diaspora ishte shtysa kryesore si në arritjen e pavarësisë, ashtu edhe në sigurimin e lirisë dhe në avancimin e çështjes kombëtare. Komuniteti arbëresh ruajti për 5 shekuj gjuhën shqipe dhe figurën e Skënderbeut dhe ishin nismëtarë të rilindjes kombëtare, e cila na çoi edhe drejt pavarësisë.
Në 30 vitet e fundit ne jemi një komb që ende emigrojmë. Ky është një fenomen global që ka pasojat e veta pozitive, por edhe mjaft negative dhe është një sfidë e vështirë për vende modeste si ky i yni", thënë Meta pos tjerash.























