Jennifer Lopez, në veshje sportive duket “perfekt”
BKT
Magazina

Jennifer Lopez, në veshje sportive duket “perfekt”

Jennifer Lopez u pa të martën në veshje sportive me ngjyrë rozë derisa po shkonte në palestër në qytetin e Miami.

50-vjeçarja kombinojë një xhamper të shkurtër me pantallona të jogës që ia vinin në pah format e përkryera të trupit, transmeton Indeksonline.

Ajo kompletoj pamjen me një palë syze dielli reflektuese dhe disa atletet “Nike” të bardha me detaje rozë dhe një palë vathë të argjendë. 

Kohët e fundit Lopez siguroi nominimin e saj të parë në “Screen Actors Guild” për rolin e saj në filmin “Hustlers”.

Ajo bëri një reagim emocional në Instagram pas marrjes së nominimit “Për të gjithë aktorët që luftojnë atje, mos u dorëzoni, mund të ndodhë. Po ndodh! “

“Faleminderit shumë, ndjehem sikur kam fituar tashmë, faleminderit. Faleminderit për SAG Awards. Do shihemi atje”, tha J.Lo.

Lopez poashtu ka zgjyar zërat për nominim në “Oscar”, pasi së fundmi u nominua edhe në “Golden Globe” për rolin.

Ajo u nominua për herë të fundit për një “Golden Globe” në 1998 për rolin e saj si Selena


MË SHUME NGA Magazina