VIDEO-Shteti ekzekutoi 122 vendime për sekuestrim dhe konfiskim pasurie
BKT
Lajme

VIDEO-Shteti ekzekutoi 122 vendime për sekuestrim dhe konfiskim pasurie

RTKlive

Ministria e Drejtësisë në kuadër të angazhimeve të saja për përmbushjen e aktiviteteve në zbatimin e Ligjit Nr.03/L-141, për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, vite më parë ka themeluar Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, e cila  është Agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo Konfiskuar, Rrahim Rama tha se për këto vite kanë arritur që të avancojmë agjencionin në nivel shumë të kënaqshëm.

“Ne kemi pasuri të luajtshme dhe pa luajtshme”, tha ai sot në “Studio e Hapur’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij deri më tani kanë ekzistuar qindra vendimeve për konfiskim dhe sekuestrim. Ai tha se këtë vit kanë pritur të ketë më shumë  Sipas tij një problem është edhe mirëmbajtja veturave që janë konfiskuar.

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar si mision ka bashkëpunimin me organet e drejtësisë, në mënyrë që ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin në Republikën e Kosovës, duke kryer funksionet e saja me qëllim që të ofrojë administrim të leverdishëm dhe profesional të pasurisë dhe të zhvilloj këto funksione me integritet dhe transparencë . Objektivi kryesor i Agjencisë është të bëhet qendër profesionale në administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.


MË SHUME NGA Lajme