Agim Bahtiri: Në zgjedhje nuk shkojmë, ne do të qeverisim vendin
BKT
Lajme

Agim Bahtiri: Në zgjedhje nuk shkojmë, ne do të qeverisim vendin

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vonesat e marrëveshjes së koalicionit LVV dhe LDK, ndodhën për shkak të procedurës së certifikimit të rezultateve dhe sipas tij në zgjedhje nuk shkohet dhe në zgjedhje nuk do të shkojmë.

”Dua t’i njoftoj të gjithë qytetarët e Kosovës se do të ketë zgjidhje. Tani ka ndryshuar situata, njerëzit kanë dalur nga terri, po shohin diçka ndryshe dhe kanë votuar diçka ndryshe”, tha ai.

”Mund t’ju them që qëndrimi i VV-së ka qenë i vullnetshëm, i fuqishëm me zgjedhjen e çështjes për 8 vjet të Republikës së Kosovës. Ai ka qenë një qëndrim i fuqishëm me këtë vullnet që të shkohet me LDK-në me zgjedhje të përbashkëta qysh në fillim. Ne do të qeverisim me vendin, njëherë e përgjithmonë me një kryeministër, e jo si të gjithë ministrat e kaluar e kryeministrat”, tha ai.

Ai ka thënë se vonesa në arritje e koalicionit po ndodh edhe për faktin se janë dy parti të ndryshme, por siç tha ai planprogrami i të dy partive është miratuar.

”Nuk bëhet fjalë kurrë për pazare. Kjo nuk është pazar. Pazare në VV nuk do të ketë, këtë ua jap të gjithëve si mesazh, por ndarje të pushtetit po, sepse ne jemi me një deputet më shumë. Ne do ulemi dhe do bisedojmë dhe do të gjejmë zgjidhje. Ne do të shohim, do të bisedojmë, nuk ka çështje që s’do të zgjidhet sepse nuk kemi tjetër zgjidhje. Në zgjedhje nuk shkohet dhe në zgjedhje nuk do të shkojmë. Do të gjejmë zgjidhje brenda këtyre dy subjekteve politike. Sepse kemi përgjegjësi para qytetarëve që na kanë votuar”, tha ai.

Bahtiri pohoi se nuk duhet të tërhiqet askush nga negociatat. ”Në mënyrë paqësore ju them që do të jetë një qeverisje krejt ndryshe, nga ajo që ka qenë më parë. Do të jetë një kryeministër i përkushtuar që planprogramin që e kanë harmonizuar bashkë të dy partitë të shkohet në lëvizjen e tyre për ta implementuar”, tha Bahtiri.


MË SHUME NGA Lajme