19:12 / 18.12.2019
Haxhiu: Jo faleminderit, LDK duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës përballë marrëveshjes për koalicion.
Sipas saj, apetiti i LDK-së u betonua me mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm.
"Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre.
Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin.
Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit", ka shkruar Haxhiu.























