20:13 / 18.12.2019
Kurti bashkë me Osmanin,komenton deklaratat e Mustafës: Asgjë të re nuk tha
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nga deklaratat e Isa Mustafës dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk është që ka dëgjuar diçka të re, përpos atyre që kanë qenë të njohura për të.
Kurti këto komente i bëri në ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë dhe diasporë.
Kurti u pa së bashku në një tavolinë me rivalen e saj të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vjosa Osmani.























