21:08 / 18.12.2019
Zyberaj: Krimet e Serbisë kundër Kosovës duhet të nxirren para drejtësisë
dokumente me prova që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka dorëzuar Prokurorisë Speciale.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se krimet e Serbisë kundër Kosovës duhet të nxirren para drejtësisë.
"Të gjitha informatat i janë kaluar Prokurorit dhe informacionet dhe dokumentet e mbledhura janë marrë vazhdimisht nga shumë burime dhe ky do të jetë një proces në vazhdim pasi të gjitha krimet që janë bërë nga Serbia kundër Kosovës duhet të nxirren para drejtësisë. Askush nuk duhet të ketë frikë se do të bëhet drejtësi dhe kriminelët serb të luftës do të nxirren para drejtësisë", ka shkruar ai.























