Reperi amerikan dënohet për keqtrajtim dhe dhunë në familje!
BKT
Magazina

Reperi amerikan dënohet për keqtrajtim dhe dhunë në familje!

Reperi i njohur amerikan i cili njihet me emrin artistik “NBA Young Boy”, është dënuar për veprat penale, sulme të rënda dhe rrëmbim.

Ai u shpall fajtor për keqtrajtim dhe dhunë familjare, duke i hedhur poshtë akuzat për rrëmbim dhe sulm të rëndë, kjo masë ju shqiptua nga Zyra e Prokurorit të Qarkut në Georgia, transmeton Indeksonline.

Young Boy, i është ulur koha e burgut pasi u hodhën poshtë disa akuza më të rënda, duke u dënuar me 12 muaj burgim si dhe 1.500 dollarë.

Viktima e kësaj dhune ishte e dashura e tij, e cila nuk pranoi se reperi kishte ushtruar dhunë, por pohoi se ata ishin duke luajtur.

Por provat treguan të kundërtën, gjë që e dërgon në burg reperin për kohë të caktuar.

Kujtojmë që këngët më të njohura të tij janë: “Genie”,  “Bring ‘Em Out” , Juice WRLD etj. 


MË SHUME NGA Magazina