Memolla transferohet në Hungari, bëhet shok skuadre me Hasanin!
BKT
Sport

Memolla transferohet në Hungari, bëhet shok skuadre me Hasanin!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili në verë u transferua në Finlandë i ka dhënë shumë shpejt lamtumirën gadishullit skandinav pasi do ta vazhdojë karrierën në Hungari.

Memolla mbylli bashkëpunimin me klubin e KPV në Finalndë dhe në orët e fundit është zyrtarizuar si afrimi më i ri i klubit të elitës së futbollit hungarez DVTK.  

Nuk bëhen të ditura termat e kontratës por Memolla do të jetë pjesë e Diosgyori FC që nga muaji janar i vitit 2020. Te DVTK, mbrojtësi kuqezi do të ketë shok skuadre, Florent Hasanin mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës. 

Aktualisht Diosgyori pozicionohet në vendin e 9-të të kampionatit hungarez me 19 pikë. Përsa i përket Memollës ai numëron tre paraqitje me kombëtaren shqiptare.