20:27 / 19.12.2019
Drita nis merkaton, rikthen një kampion në skuadër
Ndërkohë që kampionati i Kosovës është ndërprerë për pushimet dimërore, Drita e Gjilanit ka bërë edhe përforcimin e parë për merkaton e janarit, që është ish sulmuesi i Partizanit, Astrit Fazlliu.
Sulmuesi 32-vjeçar është prezantuar nëpërmjet një videoje të postuar në faqen zyrtare të klubit nga Gjilani, që rikthen kështu në ekip njërin prej futbollistëve që e ndihmuan të shpallet kampion në sezonin 2017-2018.
Së fundi Astrit Fazlliu ka qenë pjesë e Feronikelit, ku edhe atje arriti të fitojë titullin kampion dhe Digitalb Kupën e Kosovës, ndërsa do të provojë sërish suksesin me gjilanasit në gjysmën e dytë të sezonit.























