21:37 / 19.12.2019
7 milionë dollarë, jahti i këngëtarit përfshihet nga flakët dhe përmbyset
Jahti i këngëtarit të njohur Marc Anthony është përfshirë nga flakët dhe më pas është përmbysur. Mësohet se 45 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.
Ndërkohë që një përfaqësues i ish-bashkëshortit të Jennifer Lopez tha se në bord nuk kishte asnjë njeri në momentin që ra zjarri.
Anthony është pronari i jahtit 36 metra i cili kushtonte 7 milionë dollarë.























