Gjyshërit miq, po mbesat? Fotoja e paraardhësve të Ritës e Duas
BKT
Magazina

Gjyshërit miq, po mbesat? Fotoja e paraardhësve të Ritës e Duas

Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës kanë qenë shokë, por nëse bazohemi në sjelljet e tyre nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për mbesat.

Babai i Duas ka nxjerrë nga arkivat një foto të babait të tij, Seitit duke kaluar kohën së bashku me Besim Sahatçiun në një lokal në Pejë në vitin 1960.

“Babi im, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë së bashku në vitin 1960 në qytetin e Pejës. Gjyshërit miq”, shkroi Dukagjini.

Fotoja e përbashkët e Seitit dhe Besimit është shpërndarë menjëherë në rrjetet sopciale, madje edhe nga disa personazhe të njohur të politikës.

Seit Lipa ka qenë drejtor i Institutit të Historisë në Kosovë. Ai lindi më 1937 dhe u nda nga jeta në 1999. Ndërsa Besim Sahatçiu ishte regjisor dhe skenarist i shumë filmave të njohur si “Përroi vërshues” dhe “Nabujala reka”.

Filmi i tij “117” mori çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978. Sahatçiu u nda nga jeta në vitin 2005.


MË SHUME NGA Magazina