Victoria Beckham thotë se nuk di t’i rregullojë flokët
BKT
Magazina

Victoria Beckham thotë se nuk di t’i rregullojë flokët

Victoria Beckham ka thënë se nuk di ti ndreq flokët, dhe kjo është arsyeja pse ajo i mban vetëm në stilin “bun”.

Dizajnerja e modës, diskutoi sekretet e saj gjatë një tutoriali për grim për linjën e saj Victoria Beckham Beauty me miken e saj Lisa Eldridge.

Dhe të dyjat pranuan se nuk dinë të bëjnë grim dhe ti stilojnë flokët e tyre.

“Unë nuk mund t’i ndreq flokët e mi. 99% të kohës, i laj flokët dhe e bëjë një tufë në majë të kokës”, tha Victoria.

Ajo tha se kështu shkon çdo ditë në punë.

Victoria gjithashtu tha se nuk mund të largohet nga shtëpia pa i bërë vetullat dhe buzët.

Madje ajo duke bërë shaka tha se nuk mund ta shikon veten pa i lyer buzët.

Kujtojmë që Victoria është gruaja e ish-futbollistit të njohur David Beckham, me të cilin kanë katër fëmijë.


MË SHUME NGA Magazina