14:26 / 20.12.2019
Pacolli uron Shqipërinë për marrjen e kryesimit të OSBE-së
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Shqipërinë dhe Ministrin e Punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj për marrjen e kryesimit të OSBE-së.
Pacolli është optimist se me marrjen e kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria, interesat e Kosovës do të përfaqësohen denjësisht.
Postimi i tij i plotë:
Urime Shqipëri, urime Ministër i Punëve të Jashtme Gent Cakaj për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Shqipëria që ishte vendi i vetëm i mbetur jashtë nga Procesi i Helsinkit tani merr përsipër Kryesinë e organizatës më të madhe politike dhe të sigurisë në Evropë. Jam i bindur që me Kryesinë e vitit të ardhshëm, interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. Suksese Shqipëri dhe Gent.























