Tenton të fshehet, por DiCaprion “e kap” paparaci
BKT
Magazina

Tenton të fshehet, por DiCaprion “e kap” paparaci

Leonardo DiCaprio njihet si një ndër aktorët më të mirë në botë, madje ai ka fituar edhe çmimin Oskar.

Aktori 45 vjeçar u pa teksa fshihej, ndërsa dilte nga një restorant më të dashurën e tij 22 vjeçare Camila Morrone dhe miqtë e tij në Matsuhisa në Aspen, Kolorad.

Ai kishte vënë një kapele të zezë, dhe ulte kokën në mënyrë që të mos shihej.

Camila dukej bukur si gjithmonë, teksa kishte veshur një pallto të gjatë ngjyrë gri.

Çifti kanë diferencë të madhe në moshë, me 23 vite.

E kur u pyet në lidhje më këtë, Camila tha se njerëzit duhet të jenë në gjendje të kalojnë kohën me kë të duan.

Ata janë së bashku që nga fundi i vitit 2017.

Edhe pse ajo është e dashura e DiCaprios, Camila shpreson se karrierën e saj si aktore nuk dëshiron ta ketë për faktin se është e dashura e tij./Indeksonline/


MË SHUME NGA Magazina