Cakaj paralajmëron mbledhjen trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci
BKT
Lajme

Cakaj paralajmëron mbledhjen trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka paralajmëruaar mbledhjen trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci e cila, sipas tij, do të thirret në vitin e ardhshëm.

Ai ka njoftuar se sot është zhvilluar mbledhjen trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë e Malit të Zi

Njoftimi i plotë:

Sot në Zadar zhvilluam mbledhjen trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë e Malit të Zi!

Kjo platformë synon rritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve në fushat e interesave të zhvillimit dhe mbrojtjes së objektivave të përbashkëta strategjike!

Kësaj rradhe diskutuam për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe turizmit. Për më shumë, ramë dakord edhe për rritjen e angazhimeve të përbashkëta në shërbim të integrimit në BE dhe në kuadër të NATO-s.

Vlen të theksohet se u pajtuam për të filluar me mbledhjen trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci e cila do të thirret në vitin e ardhshëm.


MË SHUME NGA Lajme