Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

 

Mysafir i parë i ftuar do të jetë Arben Zharku, drejtor i QKK-së, i cili na njofton më hollësisht për Qendrën Kinematografike të Kosovës në 2019 dhe projektet për 2020.

Kurse të ftuar të tjerë do të jenë Valon Bajgora, producent në studio "Ikonë" dhe Yll Uka, producent në studio "Ikonë", të cilët do të flasin për filmin “Exil" i regjisorit Morina në Berlinale.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme