07:42 / 21.12.2019
Aksident në afërsi të Aeroportit, treni godet veturën
Një aksident ka ndodhur mbrëm mes trenit dhe një veture afër Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Pos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Hetuesit e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) janë në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rastit”, ka thënë kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Mirsim Beqiri.























