10:31 / 21.12.2019
Messi ka një rival të ri, Kolarov me shifra super
Leo Messi është më i miri. Argjentinasi këtë sezon ia ka dalë të shënojë katër herë përmes goditjeve të dënimit, por tashmë ka një rival.
Madje është një mbrojtës, i cili shquhet për gjuajtjet e tij me këmbën e majtë.
Aleksandar Kolarov shënoi një ditë më parë në ndeshjen kundër Fiorentinës. Serbi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga jashtë zone dhe e la në vend portierin Dragowski.
Për të ishte goli i tretë me goditje dënimi këtë sezon dhe do tentojë sërish të realizojë perla të tilla. Sigurisht edhe Lionel Messi me fanellën e Barcelonës…























