​Haradinaj: Nuk kemi nevojë për një mini-shengen me kryeqytet Serbinë
BKT
Lajme

​Haradinaj: Nuk kemi nevojë për një mini-shengen me kryeqytet Serbinë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një mini-shengen që kryeqytet e ka Serbinë, derisa ka theksuar se krejt ideja e mini-shengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia.

Sot kur në Tiranë po mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Haradinaj tha se përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu thonë puna e mbarë pa ne.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, rreth asaj se takimi po mbahet në Tiranë tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është vëllai i tij, por që tha se nuk ka pasur qare pa dal kundër ndarjes së Kosovës.

Rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emmanuel Makron për të hequr taksën tash Kosova do të kishte liberalizim të vizave, Haradinaj tha se nëse i dhimbsen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në rrugën e kombit.

Kujtojmë se sot në Tiranë po mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të diskutojnë projektin e “MiniShengenit Ballkanik”. Në këtë takim në Tiranë po marrin pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa mungon Kosova e cila e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim./kp/


MË SHUME NGA Lajme