Arteta e nis me barazim ndaj Evertonit, Ancelotti e ndjek nga tribuna
BKT
Sport

Arteta e nis me barazim ndaj Evertonit, Ancelotti e ndjek nga tribuna

Carlo Ancelotti u prezantua sot si trajner i ri i Everton, por ndeshjen ndaj Arsenalit e ndoqi nga tribuna, teksa skuadra e tij e re nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë një kundërshtari që gjithashtu ishte në krizë rezultatesh.

Përveç Ancelottit në tribunë, kjo sfidë pritej me mjaft interes edhe për faktin se në stolin e londinezëve të Arsenal debutoi Mikel Arteta, i cili mori drejtimin e ekipit vetëm dy ditë më parë.

Ndonëse loja ishte mjaft interesante dhe e luftuar, Arsenali pati më shumë kontrollin e topit, ndërsa vendasit e Everton ishin më të shpejtë në kundërsulme dhe i shkuan disa herë pranë golit.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa si Everton, ashtu edhe Arsenal do të duhet të presin ndeshjet e radhës për t’u rikthyer te suksesi, pasi vijojnë të jenë larg pritshmërive në tabelën e renditjes.