Pioli: Gjithçka shkoi keq për Milan
Trajneri i Milan ka dhënë komentet e tij pas turpërimit nga Atalanta.
Atalanta e ka mposhtur Milanin me rezultatin 5:0, duke i shkaktuar kështu humbjen më të thellë që nga viti 1998.
Pas ndeshjes, trajneri i Milan, Stefano Pioli ka dhënë komentet e tij, duke pranuar se gjithçka shkoi ters për skuadrën e tij.
“Ne morëm lojën gabimisht kundër skuadrës më të keqe që mund ta bënim këtë” ka thënë Pioli fillimisht, transmeton lajmi.net.
“Ky nuk mund të jetë Milani i vërtetë, sepse ne kemi treguar paraqitje të mira në ndeshjet e fundit. Ne duhet të marrim përgjegjësi, sepse ne bëjmë gabime dhe duhet të punojmë. Këta nuk mund të jemi ne” ka shtuar trajneri.
Pioli ka shumë punë për të bërë me këtë skuadër. Rezultatet si ky i regjistruar sot janë një turp për Milan.























